Xhamia e plumbit në Shkodër

Dje u bë falja e fundit! Xhamia e Plumbit shndërrohet në kantier ndërtimi, nis rikonstruktimi i godinës! Fondet nga Erdogan

10 Shtator 2022, 08:12| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 08:20

  • Share

SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme ishte falja e fundit në xhaminë e Plumbit në Shkodër. Kjo sepse xhamia tashmë do të jetë një kantier ndërtimi, ku do i nënshtrohet rikonstruksionit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, teksa e ka cilësuar si një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Restaurimi i kësaj xhamie do të bëhet nga Turqia, pas një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në vizitën që kreu i qeverisë bëri në 6 janar të 2021. Projekti është gati dhe për herë të parë nuk do të restaurohet vetëm objekti, por edhe zona përreth, teksa ministrja e Kulturës, Elva Margariti më herët garantoi se nuk do të ketë tjetërsime, por do të ruhen elementët origjinal.

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (tr. Kurşunlu Cami) është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 10/09/2022 14:40

    Uhhh Edvin shkjaut shqipfolës së bashku me Erdoganoviçin….

    Përgjigju
  • Djali vjoletes: 10/09/2022 13:54

    Kushedi sa eshte gezuar myftia shkodres. Vend qe u pushtua nga turqit dhe u masakruan me mijra vete per tu konvertuar polerisht nga ky qe jep fondet sot per rindertimin e kesaj xhamie. Sa turp.

    Përgjigju
  • Teo: 10/09/2022 13:18

    Shkodra nje vend goxha i bukur dhe kjo xhamia esht me te vertet nje mrekulli

    Përgjigju
  • jani: 10/09/2022 13:17

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria, respekte

    Përgjigju
  • Luan: 10/09/2022 13:13

    Eshte per tu vleresuar fakti qe ne shqiperi eshte kjo harmoni fetare

    Përgjigju
  • Alban: 10/09/2022 13:11

    Gynaf ne ate gjende qe ishte lene xhamia , eshte edhe ne liten e ndertesave me te bukura

    Përgjigju
  • Goni: 10/09/2022 13:02

    Mezi presim te falim xhumane ne xhamine e rindertuar

    Përgjigju
  • Turi: 10/09/2022 13:01

    Mbrojtja e monumeteve fetare dhe rikonstruksioni nje investim fantastik per te gjith komunitetin musliman ne shkoder

    Përgjigju
  • Regi: 10/09/2022 13:01

    Xhami me te vertet e bukur dhe me vjen mir qe beni germime dhe qe i kushtoni vemendje trashgimis kulturore ne vendin tone

    Përgjigju
    • Or tej: 10/09/2022 15:00

      Germimet beji ti se mund te gjesh ndonje sufllaqe turke origjinale nen xhami.

  • Moza: 10/09/2022 12:23

    bravo qe si lejne pas dore keto trashegimi kulturore kaq te rendesishme per ne

    Përgjigju
  • Steisi: 10/09/2022 12:23

    mezi po e pres te perfundoj e ta vizitoj nga afer kete xhami kaq te vecante

    Përgjigju
  • alma: 10/09/2022 11:21

    Nje prej xhamive me te bukura ne bote, kam lexuar qe mban vendin e 37 tek 50 me te bukurat

    Përgjigju
  • megi: 10/09/2022 11:20

    nje xhami plot vlera dhe shume e vecante

    Përgjigju
  • Dritan: 10/09/2022 11:15

    I shtoni shume pik vetes me keto investime e restaurime sepse tregoni per rendesin qe i kushtoni vlerave te trasheguara e kulturore

    Përgjigju
  • Astrit: 10/09/2022 11:13

    Eshte gje e mire qe po ruhen vlerat arkitekturore te kesaj xhamie dhe ndertimet realizohen ne menyre te tille qe te mbet3n te paprekura

    Përgjigju
  • Besnik: 10/09/2022 11:12

    Me te vertet nje monument me shum vlera pasi eshte nje nder xhamite me te bukura ne europe. Eshte gje shume e mire qe po i rregulloni sepse ndikon ne ekonomi

    Përgjigju
  • Olti: 10/09/2022 10:58

    Nga mirembajtja e monumenteve edhe turistet shtohen me shume ne vendin tone se kane deshire te mesojne per kulturen tone

    Përgjigju
  • Goni: 10/09/2022 10:56

    Rikonstruktimi i monumenteve kulturore eshte gje shume e mire se mirembahen ne kushte te mira

    Përgjigju
  • Jon: 10/09/2022 10:55

    Mire beni qe perkujdeseni per keto vende sepse terheqin mjaft njerez per te pare objektet historike qe mbajne ne vete

    Përgjigju
  • Henri: 10/09/2022 10:53

    Ky investim do i jape nje zhvillim me te madh ekonomik e turistik qytetit historik Shkodres

    Përgjigju
  • Aldi: 10/09/2022 10:50

    Eshte nje objekt kulti shume i vyer ber komunitetin musliman dhe trashegimni e vyer kulturore per shqiprine. Te rikonstruktohet por duke ruajtur origjinalitetin

    Përgjigju
  • Jona: 10/09/2022 10:43

    Gjeja e duhur per tu ber per kte xhami

    Përgjigju
  • Dori: 10/09/2022 10:43

    Nje rikonstruktim pa i humbur vlera gjeja e duhur

    Përgjigju
  • Rnxj: 10/09/2022 09:55

    Nga Erdogani e?! Parate e veta ka dhene?! Apo te buxhetit te shtetit turk?!

    Përgjigju
  • Shikoni ndryshimin: 10/09/2022 08:29

    Me serbine erdogan ben marveshje biznesi dhe bashkpunim i te dyjave qeverive kurse ne shqiperi turqia e dreqit ben vetem xhamia e xhamia asnje punishte dhe tregri , i kthyet shqiptaret xhihadista tu mas pas pune shkojne si arabt e falen 10 her ne dit . VETEM SEPSE SKEMI SHTET DUHET ME U QU GJERGJ KASTRIOTI NGA VORI SEPSE NDRYSHE NA KTHEJN POPOULL ARAB GJE QE SJEMI

    Përgjigju
    • Arben: 10/09/2022 12:48

      Po Ik o rrot gjej shoket se keni ca ate qe s thuhet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?