Ekskursion tragjik, 15-vjeçari u mbyt në Drinin e Zi! Lumi i rrezikshëm për pushuesit! Fryhet gjatë hapjes së portave të HEC-it të Maqedonisë së Veriut

28 Qershor 2022, 13:18| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 16:20

  • Share

Udhëtimi i fundit me klasën u kthye në tragjedi. 15-vjecari Ali Lita nga Kalaja e Dodës u mbyt në ujërat e ftohtë të Drinit mesditën e së hënës. Burimet thanë se ai kishte udhëtuar me shokët dhe mësuesin për të bërë plazh në zonën e Podgorcës në Maqellarë. Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, 15 vjeçari është mbytur ndërsa trupi u gjet 5 km më larg.

Në këtë vend, pranë urës së Gjoricës, sot vazhdojnë të lahen me dhjetëra fëmijë të Maqellarës. Banorët na tregojnë se lumi bëhet më i rrezikshëm kur hapen portat e HEC-it në Maqedoni, por ata vendasit, i dinë oraret, ndërsa pushuesit ditor, siç ishin nxënësit nga Kalaja e Dodës nuk e njohin rrezikun e Drinit të Zi.

 ‘Fëmijët kur vijnë në temperatura të larta, para se të futen në ujë duhet të freskohen jo të hyjnë direkt në ujë dhe kjo është shumë problem. Por, Drini ka dhe një emër “Drin i zi”, çdo vit nga një fëmijë mbytet vazhdimisht nuk është as hera e parë dhe as hera e fundit që ndodh kjo gjë. Duhet kujdes’.- u shpreh një banor.

Çdo vit gjatë verës raportohen jetë të humbura në lumin Drin i Zi, për shkak të rrjedhës së fuqishme dhe ujit të ftohtë.

Ora 14:21
Mbytja e 15-vjeçarit në lumin Drin i Zi, banori: Është i rrezikshëm për turistët! Fëmijët e zonës janë mësuar, por të freskohen para se të lahen

 

Një banor i zonës ka shprehur ngushëllimet për familjen e 15-vjecarit që u mbyt dje në lumin Drin i Zi ndërsa i bëri  thirrje fëmijëve që të freskohen para se të hyjnë në ujë. Ndër të tjera tha se është vështirë që turistët të lahen në lumin Drin i Zi, por nuk ka asnjë problem për vendasit pasi janë mësuar.

"I shprehim ngushëllime familjarëve të djalit, ka qenë i ardhur për turist. Nuk është fare i lehtë Drini për turistët. Për fëmijët e zonës këtu nuk është fare i vështirë sepse janë rritur me këtë lum dhe dinë si të reagojnë.

Një tjetër problem është se fëmijët kur vijnë në temperatura të larta, para se të hyjnë në ujë  duhet të freskohen. Në Drinin e Zi, cdo vit mbytet nga një fëmijë. I bëj thirrje të gjithë fëmijëve që para se të hyjnë në ujë, të freskohen", tha banori.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?