Të mërkurën përfaqësues të komitetit shkencor dhe klubeve të Seria A miratuan protokollin shëndetësor për rifillimin e kampionatit, ndërsa tashmë është lajmëruar se me datë 28 maj do të vendoset edhe data për rinisjen.
Sot ndërkohë janë zbuluar detajet nga protokolli shëndetësor që do të ndiqet për zhvillimin e ndeshjeve, që më kryesori ka të bëjë me numrin e personave që do të jenë në stadium. Në asnjë rast nuk do të kalohet numri i 300 persona, ndërsa futbollistët do ta kenë të ndaluar të protestojnë te arbitri.
Nuk lejohet asnjë kontakt, pasi në çdo rast duhet ruajtur distanca 1.5 metra. Përjashtim bën vetëm momenti kur do të rifillojë ndeshje, pasi është i pashmangshëm kontakti mes futbollistëve gjatë aksionit në fushën e blertë. Brenda perimetrit do të lejohen 22 lojtarët, 22 rezervat, 20 pjestarë të stafit dhe katër mbledhësit e topave, që do të jenë të dezinfektuar.
Do të ketë vetëm 10 gazetarë në stenda në ndeshjet e Seria A, ndërsa për zhvillimin e ndeshjeve patjetër që nuk do të mungojnë stewart-et dhe anëtarë të tjerë të sigurisë. Duhet të jenë të paktën dy autobusë për udhëtimin e ekipit, ndërsa sugjerohet që futbollistët të vijnë me makinat e tyre. Në çdo rast duhet të mbajnë maska dhe mjete të tjera shtesë për mbrojtjen.
Ky protokoll është i ngjashëm me atë të Bundesligës, por gjithsesi shenjat janë të mira për rifillimin e Seria A, që kohët e fundit pati edhe version ndërprerjen përfundimtare.