Kronikë

Dje u sulmua me armë, sot tentohet t’i vihet flaka bar ‘Orange’ në Sarandë! Pranga autorit

21 Qershor 2021, 13:33| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 20:19

  • Share

1624299512_djali.jpg

Luan Obzova

Bar "Orange" në Sarandë nuk gjen qetësi! Një ditë pas sherrit në lokal, sot është ndaluat një person që ta tentuar t'i vërë flakën zjarrit me benzinë. Në pranga ka rënë 32-vjeçari Luan Obzova nga Tepelena. Ai është kapur nga patrulla e policisë pranë lokalit teksa me vete mbante shishen me benzinë. Arrestimi i tij vjen pak orë pas arrestimit të autorit kryesor të ngjarjes, Redian Hadëri.
 
"Shërbimet e Komisariatit Sarandë parandalojnë një rast të tentativës për zjarrvënie të qëllimshme.  
 
Tentoi të digjte me lëndë djegëse një biznes, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. 
 
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë djegëse që ky shtetas do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej. 
 
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë.  
 
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit L. O., 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.", njofton policia.


Lajmi kryesor:

20 plumba drejt pronarit të ‘Orange’ në Sarandë, arrestohet 1 nga 3 autorët, pranon krimin! Ndalohet edhe vetë pronari, qëlloi edhe ai me armë! Në pranga dhe një tperson, që tentoi t'i vinte sot zjarrin lokalit


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?