Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron

Kosova & Rajoni

Dje vizitë zyrtare në Paris, Kurti tregon dhuratën e veçantë që mori nga presidenti francez Macron

24 Qershor 2021, 11:10| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 11:14

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar dhuratën e veçantë që mori nga presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij të djeshme në Paris.

Kurti ka publikuar dy foto, në njërën prej të cilave paraqitet stema e republikës franceze, ndërsa në tjetrën një pllakë ku është i shkruar emrin i presidentin Emmanuel Macron.

“Dhurata nderuese e Presidentit Macron në fund të takimit dhe vizitës së djeshme në Paris”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetin e tij social Instagram.

Ditën e djeshme, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Francë, ku është takuar edhe me presidentin, Emmanuel Macron.

Gjatë takimit të tyre diskutuan mbi çështje të ndryshme me rëndësi të madhe për Kosovën, si aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian si dhe dialogu me Serbinë.

Macron tha se mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE si dhe bëri thirrje për gjetjen e kompromisit me Serbinë.

Kurti në vizitën e tij në Francë, ka theksuar faktin se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave Evropiane.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?