Kronikë
Top 24

Dogji ullishten, gruaja nga Lushnja i jep fund jetës para se të shkonte në polici

28 Shtator 2018, 15:47| Përditesimi: 28 Janar 2021, 10:54

  • Share

LUSHNJE- Një ditë më parë pasi i vuri flakën disa shkurreve dhe mbeturinave në tokën e saj, Dallandyshe Blliku nuk e dinte që zjarri do të merrte përmasa të mëdha duke djegur edhe disa rrënjë ullinj në parcelat e veta në fshatin Garunjas në Lushnje. "Shqiptarja.com" dhe "Report TV" mësojnë se ngjarja e djeshme i ka kushtuar jetën Dallandyshe Blliku pasi 55-vjeçarja është vetëhelmuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 9:30.

Burime për  "Shqiptarja.com" dhe "Report TV" bëjnë me dije se gruaja ishte marrë në pyetje para shtëpisë nga kryeplaku i fshatit dhe një polic, duke pranuar edhe fajësinë për zjarrin. Në gjendje të rendë psikologjike, Blliku ka vendimin e rëndë, atë të vetëhelmimit.

Lushnja u përfshi nga flakët disa ditë më parë si pasojë e një djegies së disa mbeturinave. Prej erës, në kkodrat e Harburit, zjarri është përhapur duke djegur 10 hektar me ullishte.

Gjatë ditëve të fundit në vend, vetëm në Rajonin e Lezhës janë regjistruar rreth 12 vatra zjarri duke rrezikuar edhe banesa.

Ora 17:10
Dogji ullishten dhe i dha fund jetës, burri i 55-vjeçares për 'Report Tv: I thashë na hape punë, iku tek lopët dhe...

Pasi i vuri flakën disa shkurreve dhe mbeturinave në tokën e saj, bashkë me to i vuri flakën edhe disa ullinjëve të tokës së saj. E bindur se kishte kryer një krim të madh Dallandyshe Blliku ka pirë fostoksinë duke i dhënë fund jetës.

Në një intervistë për 'Report Tv' bashkëshorti i të ndjerës, Bujar Blliku ka deklaruar se gruaja e tij ishte ndjerë keq nga djegia e ullinjve dhe për këtë fakt ajo kishte ndërmarrë vendimin fatal. Pasi i tregoi bashkëshortit mbi ngjarjen, 55-vjeçarja ishte larguar për të ushqyer lopën, moment në të cilin ka konsumuar lëndën helmuese.

Dogji disa barishte dhe i doli zjarri jashtë kontrollit duke djegur disa degë ullinj tek shtëpia. Erdhi dhe më tha nga ora 7 e darkës. I thashë na paske hapur punë. Sa thashë unë këtë ajo shkoi mbrapa tek lopët. Si duket aty edhe e piu fostoksinën. Pak më vonë erdhi kryeplaku, i mori deklaratën pastaj i tha 'Hë se nuk ke bërë gjë'. Mua më erdhi era e fotoksinës dhe e pyeta: Mos ke pirë gjë? Jo më tha. Rrugës për në polici na tregoi që kishte pirë, kur i plasën të vjellat. E çuam në urgjencë pastaj.

Bujar Blliku, bashkëshorti i të ndjerës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?