Burim Zyberi, pronari i Audit R8 të djegur

Djegia e 'Audit R8' në Vlorë, policia ngre dyshime se ngjarja ka lidhje me të dashurën

21 Korrik 2020, 20:04| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 21:08

  • Share

Djegia e ”Audit R8” në Vlorë, i cili ditën e sotme u kthye në hitin e lajmeve të kronikës së qytetit bregdetar, duket se ka mbrapa një lidhje sentimentale të prishur. Policia e Vlorës, e cila ka nisur hetimet qysh prej orëve të para të mëngjesit ka administruar pamjet filmike, ku shfaqet një person i cili spërkat me benzinë automjetin luksoz dhe më pas i vendos flakën. E habitshme është fakti se në këtë ngjarje është djegur vetëm automjeti “Audi R8” në pronësi të shqiptaro-maqedonasit, Burim Zyberi.

Ndërsa mjeti tjetër luksoz ngjitur me makinën e djegur, një automjet “Porsche” ngjyrë e bardhë që rezulton të jetë në pronësi të vëllait të Burim Zyberit, nuk është dëmtuar fare. Grupi i hetimit pranë policisë së Vlorës, që po merret me këtë çështje thotë se ngjarja është e qëllimshme dhe se pista ku po e hetohet është se ngjarja dyshohet të jetë iniciuar nga ish-e dashura e Burim Zyberi.

Një lidhje sentimentale me një femër lidhje kjo që tashmë është prishur, thonë burimet policore, dyshohet se qëndron pas djegies së qëllimshme të automjetit luksoz. Burimet thanë se Burim Zyberi kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Vlorë dhe gjatë kësaj kohe, nuk ka pasur konflikte që mund të kenë sjellë shkatërimin e pronës së tij. Për këtë ngjarje në prokurorinë e Vlorës është regjistruar dhe një procedim penal për akuzën e “Shkatërimit të pronës” me zjarr.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?