Kronikë

Djegia e fushës së mbetjeve të Inceneratorit në Elbasan, kontrolle në 14 banesa e zyra! 2 në pranga, vëllai i deputetit të PS kapet me fishekë

21 Korrik, 08:13| Përditesimi: 21 Korrik, 17:46

  • Share

Drejtori i kabinetit në Bashkinë e Peqinit, Denis Hasalla u arrestua këtë të hënë pasi në banesën e tij u gjet municion luftarak. 35-vjeçari është vëllai i deputetit të Partisë Socialiste ne qarkun e Elbasanit, Saimir Hasalla.

Kontrolli u krye me urdhër të gjykatës, në kuadër të një hetimi për abuzim me fondet publike që lidhen me funksionimin e shoqërisë publike “Eco-ELB”.

Kjo shoqëri menaxhon mbetjet urbane te 7 bashkive te qarkut te Elbasanit ndaj ne hetim jane dhe zyrtare te bashkive te tjera, si Cërrik, Librazhd, Belsh e Gramsh.

Objekt i hetimit janë lidhjet kontraktuale të 7 bashkive me kompaninë publike “Eco-ELB”. 

Këtë të hënë janë ushtruar kontrolle në 14 banesa, ndërsa përpos Hasalles në pranga ka rënë dhe Bledar ÇullhAaj, në banesën e të cilit u gjet një armë e ftohtë. Ai vetë nuk mban funksion publik por bashkëshortja e tij është përgjegjëse në sektorin e mbetjeve pranë njësisë vendore.

Hetimet kanë nisur në nëntor të vitit të 2024, pas një zjarri masiv në landfillin e Elbasanit, ku gjendet dhe inceneratori, i cili është jashtë funksioni.

Prokuroria e Elbasanit dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm, për të fshehur gjurmë të keqmenaxhimit financiar ne kompanine publike “Eco-ELB”. Kjo shoqëri ka qenë objekt i denoncimeve të vazhdueshme te Partisë Demokratike.

Burime nga prokuroria thanë se janë marrë në pyetje 43 persona dhe priten masa sigurie ne gjykatë, për zyrtarët e përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Zjarret në landfillin e tejmbushur te Elbasanit janë të vazhdueshme, rasti më i fundit dhe më i rëndë u regjistrua tre javë më parë, duke shkaktuar ndotje masive në zonat e banuara.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 21/07/2025 18:37

    PSE NUK PUNON INCENERATORI O ELBASANIT..DHE I TIRANES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?