TIRANË- Djegia e karrigeve gjatë seancës kaotike parlamentare të 30 shtatorit në Kuvend nga ana e opozitës, ka edhe një faturë financiare. Grupi i Kontrollit dhe auditit të inventarit të dëmeve që ngriti vetë Kuvendi, ka përfunduar bilancin dhe nxori në përfundim shifrën e 764.922 mijë lekëve të reja.
Gjithashtu janë nxjerrë edhe listat e përgjegjësve dhe faturat që do paguajë secili prej deputetëve të opozitës.
Konkretisht sipas filmimeve në dëmtimin, djegien e karrigeve, shkatërrimin e mikrofonëve, dyerve dhe foltores, janë deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, të përjashtuar me 40-60 ditë nga Kuvendi dhe madje të dënoncuar në Prokjurori bashkë me 19 kolegë të tjerë.
Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi ka siguruar edhe dokumentin e raportit të dëmeve.
Bardhi duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 209.175 lekë dhe ka ‘pjesën e luanit’ të faturës, Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë, Nallbati vlerën 187.455 lekë dhe Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180.837 lekë.
Pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale, opozita nisi skenarët e kaosit në Kuvend. Edhe seancës e së enjtes priten skenarë kaosi.
Sjau ndjen fare atyre per aq lek se Edi jau beri rrogat 3milion e 4 milion
Përgjigju