Makina e cila u përfshi nga flakët

Kronikë

Djegia e makinës një ditë më parë në Korçë, nis hetimi për 10-vjeçarin

27 Prill, 12:56| Përditesimi: 27 Prill, 12:58

  • Share

Korçë-Një makinë në Korçë u përfshi nga flakët një ditë më parë në lagjen numër 9-të.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka nisur hetimet për një të mitur 10-vjeç.

Sipas njoftimit të policisë i mituri ka hedhur nga ballkoni i banesës së tij një tampon shkume të ndezur, duke shkaktuar edhe djegien e automjetit.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal:

Për një 10-vjeçar, për veprën penale " Shkatërrimi i pronës me zjarr" nga pakujdesia, pasi duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet, i cili si pasojë e flakëve është djegur plotësisht”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?