Pas 4 ditësh, policia ka zbardhur djegien e makinës së kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata. Bëhet me dije se makinës së Vatës iu vu flaka nga një grua 60-vjeçare, banuese në fshatin Vermosh, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas policisë, ajo e dogji makinën e Vatës për arsye të dobëta, por pa sqaruar se cilat ishin këto arsye.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.