Erion Braçe, zv.kryeministër i Shqipërisë

Politikë

Djegia e mandateve/ Braçe: Le të digjen, nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi

18 Shkurt 2019, 13:33| Përditesimi: 18 Shkurt 2019, 15:00

  • Share

Pas vendimit të deputetëve të Partisë Demokratike për djegien e mandateve ka ardhur reagimi i parë nga qeveria. Zv. kryeministri Braçe ka deklaruar se mandatet digjen tani pasi nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi. Ai shtoi se nisja e funksionimit të mekanizmit kushtetues do nisë shumë shpejt.

"Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi; As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Larte, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi. Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma përpara", përfundoi Braçe.

Pas deklratës së tij ka ardhur dhe reagimi i deputetit demokrat, Agron Shehaj. Lidhur me reformën në drejtësi Shehaj tha se tashmë deputetët demokrat tashmë janë pa imunitet.

 "Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet", deklaroi Shehaj.

Komento

Komente

  • Konjak: 19/02/2019 11:49

    Zoteri Brace ,shpesh her reklamoni, ndershmerin tuaj si njeri dhe si deputet ;nese je i vertet dhe i sinqert ,per keto qe thua ,ju pershendes .Nuk do te thot ,se duhet te jesh i varfer ,pra te jesh i ndershem ,miafton qe pasuria te jet me pune e me djerse .Ju pyes ,si i keni rezistuar tundimit ,kur te tjeret rreth jush jan pasuruar me vjedhie me prostitucion e me Doge .Pse nuk i keni denancuar ne prekurori ,te gjith keto figura te inkriminuara ,pse keni bere sehirxhiun ,duke e perdorur kete problem vetem politikisht .THoni se ,ata qe lene mandatet ,i tremben ~reformes ne drejtesi~,po shoket e tu deputet ,pse s'kan frik nga drejtesia e re?! ;jan te imunizuar ,apo vetem ,deputetet ,kundershtar te tu vjedhin ?!Une besoj se gjith politika duhet te reformohet .

    Përgjigju
  • PSi: 18/02/2019 13:58

    Ca lidhje ka Reforma ne Drejtesi me kete gje ? Reformen ne drejtesi e votoj dhe PD mos fol kot. Beji te fala Gaz Demit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?