Propozimi i Bashës për djegien e mandateve do të fuste vendin në një ngërç politik dhe do të krijonte edhe probleme institucionale. Por veç kostos politike, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor ka një përcaktim të qartë sa i përket zgjidhjes së kësaj situate. Sipas Kodit Zgjedhor, me rastin e tërheqjes së deputetit, Kuvendi i Shqipërisë njofton KQZ-në për zëvendësimin e vakancës. Në nenin 71 të Kushtetutës përcaktohet se kur një deputet merr mandatin e deputetit dhe kur është i pavlefshëm. Në pikën B të këtij neni përcaktohet edhe dorëzimi me dëshirë I mandatit nga ana e deputetit.
Sipas nenit 71 të Kushtetutës, mandati mbaron ose është i pavlefshëm kur deputeti nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë me ligjin; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend dhe kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Ndërkohë Kodit Zgjedhor përcakton se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.
Ndërkaq në Nenin 164 të Kodit Zgjedhor parashikohen edhe hapat për plotësimin e vakancës në rast të lënies së mandatit. Në pikën 2 të këtij neni theksohet se mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës. Në rast se Partia Politike e tërheqë të gjithë listën, në pikën 4 të nenit 164 parashikohet një tjetër zgjidhje. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me më shumë vota.
Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit të 2017-ës partitë politike u futën në zgjedhje pa koalicione dhe në rast të lënies së mandateve nga ana e PD dhe LS, sipas Kodit Zgjedhor, mandatet i kalojnë partisë tjetër që ka siguruar më shumë vota në zgjedhje. E gjithë procedura e plotësimit të vakancave kryhet nga KQZ deri në shterimin e të gjithë listave për plotësimin e vendeve vakante. Por sipas konstitucionalistëve dhe ekspertëve të fushës, djegia e mandateve mund të zgjidhet vetëm me një dialog politik, pasi në cdo rast funksionimi i Kuvendit nuk do të ishte i plotë dhe me përfaqësimin e verdiktit të popullit.
Ca te beje presidenti thua ti te shperndaje parlamentin se do lere saliu dhe luli mandatet.Shko tek shqupi se zgjedhjet do behen ne 2021.Aq me mire mos marrin rroga kot mostrat.Ska zgjedhje te parakohshme.
PërgjigjuPresidenti yne i nderuar te shperndaje menjehere parlamenrin dhe te dekretoje daten e zgjedhjeve te jashtezakonshme
PërgjigjuO Hason sqaroje pak cdo te thote zgjedhje te jashtezakonshme
O Hasan athu qfar do bejm ne Shqiptaret pa pordhat e molla saliut tend more...
Hasono kto jon pordh me rigon byrazer. Ne nuk jemi gjendje lufte. Ca jan zgjedhjet e jashtzakonshme prsh? Apo futja tja fusim thu ti dhe hajde bejm gallat. Po deshen le ti len e te ikin ne g** te s**eses te gjith dhe me mir do behet per popullin.
O Hasan! shko sqarohu me presidentin tend te jashzakonshem...hahaha
Hasan hasan....... Hasan dhe nga mendja. Per ty quhen zgjedhje te jashtezakonshme.
Presidenti nuk eshte mbret. Shperndarjen e Parlamentit e percakton vete Parlamenti sipas Kushtetutes. Parlamenti eshte mbi Presidentin zoteri. Jemi Republike Parlamentare dhe jo Republike Presidenciale.