'Urgjenca Club'

Djegia e ‘Urgjenca Club’ në Tiranë, shpallet në kërkim edhe një 41-vjeçar! Bashkëpunëtor me autorin

17 Tetor 2023, 10:38| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 15:52

  • Share

TIRANË- Është shpallur në kërkim edhe një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor i zjarrvënies së ‘Urgjenca Club’ në Tiranë. Bëhet fjalë për Erald Pazurkiwicz i cili sipas policisë, në  bashkëpunim me 29-vjeçarin Klizjan Bajrami, i vunë flakën lokalit.

Agjentët e Komisariatit nr. 2 arritën të identifikojnë dhe lokalizojnë autorin përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë, të cilat i çuan deri në banesë. 29-vjeçarit iu gjetën rrobat që kishte veshur ditën e ngjarjes, të varura në telin e rrobave. Veç tyre, policia i gjeti në banesë edhe disa targa të huaja, të cilat di të verifikohen se për çfarë i kishte aty. Pasi u mor në pyetje, Bajrami ai u rrëfeu hetuesve se Redi Balla i kishte dhënë shumën qesharake të 20 mijë lekëve për të “kryer punë” me lokalin. Policia tashmë ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Balla dhe po punohet për lokalizimin e tij. Dyshimet e para të hetuesve janë për konflikt mes Ballës dhe ndonjërit prej 2 pronarëve të lokalit “Urgjenca Club” dhe po mblidhen prova të tjera për të mbështetur pistën.

Tentativa për të djegur këtë lokal korrespondon në datë fikse, 12 tetor, me atentatin që arriti t’i shpëtoj 2 vite më parë Redi Balla. Në atë mbrëmje 12 tetori 2021, Balla u tentua të eliminohej brenda makinës së tij, parkuar në afërsi të një lulishteje në zonën e Komunës së Parisit. Të riun e kapi vetëm 1 plumb në këmbë, i cili nuk i rrezikoi jetën. Pas plagosjes Balla nuk u tregua bashkëpunues me policinë, duke mos dhënë asnjë variant se kush mund të ishin autorët, të cilët përfituan nga vëmendja te ndeshja Shqipëri-Poloni, që po luhej ato momente në “Air Albania”.

Mbetet e paqartë nëse data 12 tetor e tentativës për të shkrumbuar “Urgjenca Club” ka lidhje me plagosjen në të njëjtën datën në 2021-shin të Ballës, por kjo për hetuesit nuk mund të jetë krejtësisht rastësore.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/10/2023 00:59

    Si e ka mbiemrin e vertete ky Eraldi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?