Djokovic i anulohet viza për herë të dytë, ministri australian: Është për të mirën e popullatës

14 Janar 2022, 10:19| Përditesimi: 14 Janar 2022, 11:24

  • Share

Çështja e tenistit Novak Djkovic ka marrë sërish një rrjedhë tjetër, pasi ministri australian i Emigracionit Alex Haëake vendosi të përdorë fuqinë e tij për t’i anuluar vizën serbit.  

Menjëherë avokatët e tenistit vendosën të apelojnë vendimin, pasi në të kundërt ai rrezikon të dëbohet menjëherë nga vendi. Anulimi për herë të dytë i vizës sipas ministrit të Emigracionit u vendos ‘për arsye të shëndetit dhe rendit public, pasi është në interes të popullatës së Australisë’.

Ky vendim pasoi atë të datës 10 janar të gjykatës federale të Melburnit që i lejoi tenistin serb të merrte vizën, pasi disa ditësh pritje në paraburgim. Për rrjedhojë çështja mori edhe përmasa politike, me kryeministrin serb Vuçiç i cili akuzoi Australinë për keqtrajtim të numri 1 të botës.

Në rast se Djokovic nuk fiton të drejtën e vizës në gjykatën e apelit do dënohet të mos hyjë në Australi për 3 vite. Shkak për anulimin e vizës herën e dytë u bë një deklarim i rremë për kohën kur Djokovic kishte kaluar COVID-in, ndërkohë që koha i ka mbetur në dispozicion është e pakët. ‘Australian Open’ nis më 17 janar dhe organizatorët kanë bërë gati zëvendësuesin e tenistit serb.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?