Novak Djokovic

Djokovic 'shëtitje' në Australian Open, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

25 Janar 2023, 21:52| Përditesimi: 25 Janar 2023, 21:55

  • Share

Australian Open ka mësuar katër çiftet gjysmëfinaliste të turneut të tenisit. Novak Djokovic përballet me Tommy Paul, ndërsa Stefanos Tsitsipas përballet me Karen Khachanov.

Në fazën çerekfinale, serbi Djokovic fitoi lehtësisht me rusin Andrey Rublev. Djokovic dominoi totalisht sfidën që e fitoi me rezultatin e pastër 3-0 (6-1, 6-2, 6-4).

Djokovic merr fitoren e 39-të radhazi në Australi dhe në gjysmëfinale do të ketë përballë Tommy Paul, që mposhti në me rezultatin 3-1 Ben Shelton në çerekfinalen tjetër.

Ciftet gjysmëfinaliste

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?