Arbitri argjentinas Facundo Tello duke nxjerrë kartonat

Do arbitrojë në Botërorin e Katarit, gjyqtari argjentinas nxjerr 10 kartonë të kuq në Boca Juniors-Racing

7 Nëntor 2022, 11:39| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 11:41

  • Share

Facundo Tello, një nga arbitrat i cili do të japë drejtësi në Botërorin e Katarit, ështrë bërë protagonist në Argjentinë, teksa në finalen e Trofeut të Kampionëve ka nxjerrë 10 herë kartonin e kuq.

Në ndeshjen mes Boca Juniors dhe Racing Club 3 kartona u nxorrën në kohën e rregullt që përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa pjesa tjetër, 7 kartona, u dhanë në fundin e 120 minutave. Kjo sepse futbollistëve të Boca Juniors nuk u pëlqeu festimi i golit të dytë nga Alcaraz dhe për pasojë shpërtheu një përleshje.

Në përfundim arbitri nxorri 7 kartona të kuq për Boca Junior, 3 prej të cilëve për lojtarë që nuk ishin në lojë, ndërsa 3 kartonë ishin për Racing. Pwr rrjedhojw ndeshja u detyrua tw ndwrpritej 5 minuta para pwrfundimit duke qenw se Boca Junior mbeti me 6 lojtarw kur nw rregullore thuhet jo mw pak se 7.

Në Argjentinë Tello konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë dhe kjo është arsyeja përse ishte zgjedhur për këtë ndeshje.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?