Rekord infektimesh që prej nisjes së pandemisë, por masat anti-COVID nuk ndryshojnë! Komiteti i Ekspertëve: Janë në përputhje me situatën! 38% e popullsisë e vaksinuar me 2 doza (VIDEO)

13 Janar 2022, 09:19| Përditesimi: 13 Janar 2022, 14:59

  • Share

Dy javët e fundit në vendin tonë kanë shënuar pikun e pandemisë, por Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat antiCOVID nuk do të ndryshojnë. Komiteti Teknik i Ekspertëve apelon fort që qytetarët të respektojnë masat që janë në fuqi, të shmangim grumbullimet dhe mbajnë maskën mbrojtëse. Theksi kryesor i komitetit vendoset tek vaksinimi i popullsisë, ku deri tani është vaksinuar 38% e popullsisë  

“Në popullatën target kemi vaksinim 52.7% me një dozë, 47.3% me 2 doza, 7.7% me 3 doza. Sa i përket popullatës në përgjithësi kemi 42.4% me një dozë dhe me të dyja dozat përreth 38%", tha Silva Bino.

E pyetur nëse se në lokalet nuk respektohet distanca dhe janë plot, zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha për Report Tv se nga gushti 2021 deri më tani janë pezulluar 265 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid, në mbi 16 mijë inspektime të kryera.  

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se të shtruar në spital në forma të rënda janë kryesisht pacientë të pavaksinuar.

“Në spitalet COVID 1 dhe COVID 3 janë rreth 130 pacientë të shtruar sot që flasim, prej të cilëve 12% janë në formë kritike, 54% janë në formë të rëndë, pjesa tjetër janë në formë të mesme-të rëndë. Ajo që duhet vlerësuar është që janë mosha të reja të shtruara në spital dhe që janë të gjithë të pavaksinuar dhe që ka edhe nga ata që nuk kanë sëmundje kronike. Tek të shtruarit në tërësi mbizotërojnë personat që janë të pavaksinuar, por padyshim në spital ka një përqindje të ulët të personave që janë të vaksinuar me dozën e parë ose dozën e dytë”, tha Çomo.

Duke folur për situatën e shtrimeve të fëmijëve, Gjeorgjina Kuli, shefe e Pediatrisë Infektive në QSUT tha se, pavarësisht rritjes së infektimeve tek fëmijët, numri i hospitalizimeve në këtë grupmoshë mbetet i ulët.

“Megjithëse momentalisht, që nga fillimi i historisë së pandemisë, ndoshta kemi numrin më të madh të fëmijëve që rezultojnë pozitivë për infeksionin Sars-Cov2, reflektimi i kësaj situate në kushtet e hospitalizimit është i pakët. Numri i fëmijëve të hospitalizuar është pak a shumë i njëjtë. Gjithnjë mbetet 10-12. Aktualisht kemi 10 fëmijë të hospitalizuar me komplikacione të pakta dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë rast fataliteti”, tha Kuli.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuar 1905 raste pozitive dhe 6 humbje jete. Gjithashtu nga 4 janari vaksinimi është bëri i detyrueshëm për administratë publik dhe punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare ose duhet të paraqiten me test negativ çdo 5 ditë.

Masat anti-COVID që janë në fuqi:

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.  

-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

 

 

 

VIDEO-Deklarata e plote e komitetit

Ora 10:43
Klubet plot me rini! Rakacolli për Report Tv: Nga gushti 2021, mbyllëm 265 lokale

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha për Report Tv se nga gushti 2021 deri më tani janë pezulluar 265 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid, në mbi 16 mijë inspektime të kryera. Ajo bën apel për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe denoncim të rasteve.

“Nga gushti 2021, 16.600 inspektimi, mbi 1700 masa adminsitrativ, 265 edhe për pezullim të aktivitetit, tha Rakacolli

Ora 10:40
Rakacolli: Nuk ka ndryshim të masave, zbatoni masat dhe vaksinohuni

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se përtej rritjes së infektimeve masat në fuqi janë në përputhje me zhvillimet dhe nuk do të ketë ndryshime.

‘Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe të qytetarët të vaksinohen”, tha Rakacolli

Rakacolli tha se në fuqi mbeten masat ​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve”.

Ora 10:37
Vaksinimi/ Bino: Në grupet e rrezikuara mbi 47% ka marrë 2 doza vaksine! Në përgjithësi kemi 38% të popullatës të vaksinuar plotësisht

 

Shefja e departamentit të epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka dhënë shifrat e vaksinimit në vend.

"Vaksinimi është sfida më e madhe në lidhje me pandeminë. këtë javë është shtuar ritmi i vaksinimeve në të gjithë vendin. Kemi pasur shifra të lartë këtë javë, sidomos me dozën e parë, ka një rritje dyfish. Në popullatën target kemi vaksinim 52.7% me një dozë, 47.3% me 2 doza, 7.7% me 3 doza. Sa i përket popullatës në përgjithësi kemi 42.4% me një dozë dhe me të dyja dozat përreth 38%", tha ajo.

Ora 10:34
Tomini: Këtë javë u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se këto dy javë u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi.

“Janë rritur infektimet në dy javët e fundit për pasojë të variantit Delta dhe Omicron dhe mosrespektimit të grumbullimeve gjatë festave të fundviti. Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. Gjatë kësaj periudhë është shënuar piku më i lartë në dy vite pandemi”, tha Tomini.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aida: 13/01/2022 15:42

    Komitet kot. Masat nuk respektohen, shumica e njerezve ne urbane apo supermarkete pa maska. Perse nuk vendosin gjoba si ne vendet e tjera te Europes?

    Përgjigju
  • Koli: 13/01/2022 12:39

    Te lutem te me shpjegoje dikush kur thuhet 38%e popullsise kujt numri popullsie i referohen keta kjo 1.5 mil qe jeton ne Shqipni apo me gjithe ata qe je tojne jashte qe bohen rreth 4 mil

    Përgjigju
  • Omicron: 13/01/2022 11:51

    Pse nuk e ngriti zerin Komiteti per bar kafete qe u ngriten per mese nje muaj tek sheshi Skenderbej qe ishin vatra infeksioni te mushura plot ev perplot ne nje kohe kur ne vendet e tjera muk lejohet hyrja pa certifikate vaksinimi ne cdo bar kafe? Pse nuk e ngre zerin Komiteti per urbanet e mbushur plot e perplot me njerez qe aty mund te kete edhe te infektuar?

    Përgjigju
  • erinda: 13/01/2022 10:57

    si mund te ndryshojne masat, kur tashme eshte arritur imuniteti i tufes dhe eshte kthyer ne nje endemi me te cilen bashkjetojme. sben me sens. vetem dembelet qe sduan te shkojne ne pune duan mbyllje.

    Përgjigju
    • Riku: 13/01/2022 14:35

      Po pse mi qyrrashe administrate te mbash maske e distance e mos ti kollitesh tjetrit ne fytyre dembelizem eshte... na late halen e globit me gjithe justifikimet qe i beni paaftesise qe eshte arma e forte e ketij pushteti...

  • Fhfh: 13/01/2022 09:22

    Komitet qesharak pa autoritet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?