'Do bëhemi komshinj... ' Kryemadhi tregon si Ambasadori grek i zbuloi 'sekretin' e vilës tek Ilir Meta! Monika: Motra anulloje...

23 Tetor, 12:28| Përditesimi: 23 Tetor, 12:36

  • Share

SPAK po heton Kryemadhin se në cilësinë e deputetes së Kuvendit ka ndërhyrë për miratimin preferencial të një ligj për një biznesmen shqiptar, në këmbim do të merrte një vilë në Rolling Hills. Në dosjen e SPAK thuhet se marrëveshja nuk është arritur.

Për gazetarët, para GJKKO-së Kryemadhi mohoi të ketë ndërhyrë për miratimin e ligjit.

"Unë Saimir Manes i kam shitur një shtëpi që kemi pasur në Qerret në 2006 në vlerën 300 mijë euro që janë bërë me kontratë sipas asaj kohe. Në 2014 Ju e dini si ka qenë e copëzuar historia e prodhimit të kromit. Duhej bërë një ligj që unifikonte të gjithë. Këtë nuk e ka kërkuar Samir Mane kishte sindikatë minatorësh. Ndërkohë Përparim Spahiu në emër të LSI-së kishte propozuar statusin e minatorit që ende nuk është bërë. Është bërë një mbledhje e komisionit të Veprimtarive Prodhuese ku unë isha anëtarë, Genc Ruli ishte nënkryetar dhe kryetar ishte Eduard Shalsi. Ky ligj është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve që duhej paguar minatorët dhe disa procedura të tjera.

Nuk e mbaj mend nëse ligji ka shkuar apo jo. Por nuk ka të bëjë ligji që Samir Mane më ka dhuruar mua një vilë për këtë gjë. S’ka të bëjë fare.

Po unë kam dashur të marr një shtëpi në Rolling Hills. Kam shkuar e kam parë pa dijeninë e Ilir Metës. Kam shkuar dhe kam parë me mamanë time me të cilën jetoj. E kemi parë dhe kemi diskutuar ta marrim e mos ta marrim me bashkëshorten e zotit Mane. Të më falni që i përmend por kjo punë kështu vajti thashetheme.

Ambasadori grek takon Ilir Metën dhe i thotë Zoti Meta do jemi komshi bashkë. Ku do të jemi komshi? Se unë jetoj tek Blloku, do të vish në Bllok. Jo tha tek Rolling Hills. Ç’Rolling Hills? Do merrni shtëpi atje’ i tha amabasadori.

Ilir Meta më vjen në darkë në shtëpi e më thotë. Më ka thënë ambasadori grek kështu kështu..

Po i thashë e kam parë, për të marrë një shtëpi që të ikim nga kjo shtëpia këtu se zhurmë e madhe etj. Ai më ka thënë: Nuk mund të marrësh asnjë gjë sepse ti në radhë të parë do më pyesësh dhe mua. Dhe unë i kam çuar një mesazh zonjës e i kam thënë: Motra anulloje se nuk do ta marrim.

Janë dy gjëra të ndryshme. Tjetra është vila Baton Haxhiu dhe tjetra është vila. Të më falë shumë pronari i shtëpisë. Atë vilë që do merrja unë sot jeton sot Shefqet Kastrati që do të merrja unë e për të cilën SPAK ka ngritur akuzë për ta arrestuar me burg Ilir Metën. Kjo është historia e ligjit të Samir Manes. Më vjen keq që kam 7 – 8 vjet që nuk flas me të.  E kam bërë shumë gabim që nuk flas. E kanë thirrur 10 – 15 herë këtu për mua. I kanë bërë presion pa fund. E kanë intimiduar. E kanë krijuar probleme dhe në biznesin e tij. Të më fali po kjo punë kështu qenka mo vlla, se kështu e ndërton. Kur si pëlqen Edi Ramës i lë bizneset të emërojnë gjyqtarët" tha Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?