Aleksandër Kaçi ishte një prej kandidatëve demokratë në primaret e fundjavës që u zhvilluan në Shkodër. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kaçi flet për parregullsi serioze në procesin e primareve, duke theksuar se do të bëjë padi në gjykatë për cenimin e rëndë, sipas tij, të këtij procesi.
"Primaret në qarkun Shkodër, nisur nga çfarë ka ndodhur në komisionin e votimit të degës së PD-së në bashkinë Vau Dejës (nuk e di për komisionet e tjera të votimit në degët e tjera të PD-së në qarkun Shkodër), ishin një kopje e keqe e Jemin Gjanës në kongresin e Lulzim Bashës, i cili mban të drejtën e autorit për numërimin.
Dhjetëra e dhjetëra, apo mbi njëqind, dyqind qytetarë votuan në primaret e PD-së pa qenë anëtarë të PD-së, madje as votues të PD-së. Kjo është më shumë se turp, është krim.
Do t'i padis primaret e PD-së në qarkun Shkodër në gjykatë, e cila garanton zbatimin e ligjit dhe të statutit të PD-së, siç është arkivuar në gjykatë," shkruan Aleksandër Kaçi.
Kaçi mori 4 vota në primaret e Shkodrës, ndërsa postimin kandidati e fshiu menjëherë ashtu si Adriana Kalaja.
Foto: Aleksander Kaçi
Komente
