Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me vizat. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada bën me dije se do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve nga data 1 janar 2022.
Aplikuesit që synojnë bashkim familjar me bashkeshortët ose femijët gjermanë dhe europianë mund të lënë një takim më të shpejtë.
“Sektori i Vizave informon se duke filluar nga ❗01.01.2022 ❗ do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve. Kategoria "Bashkim familjar me shtetas gjerman dhe europian“ u mundëson aplikuesve që synojnë bashkim familjar me bashkeshortët ose femijët gjermanë dhe europianë lënien e nje takimi më të shpejtë”, shkruan ambasada.