Në Kongresin e UEFA-s të mbajtur sot në Zvicër, presidenti i institucionit europian të futbollit Aleksandër Ceferin, ka përsëritur qëndrimin kundër krijimit të Superligës europiane. Konkretisht ai është shprehur: "Ne të gjithë jemi të bashkuar kundër këtij projekti të marrë. Është një plan cinik, komplet kundër asaj që përfaqëson futbolli. Në nuk mund dhe nuk do ta lejojmë krijimin e kësaj lige.
Lojtarët që do të luajnë në këto ekipe nuk do lejohen të marrin pjesë në kampionatin Europian dhe Botëror. Ne i nxisim të gjithë të qëndrojnë gjatë me ne, ndërsa do bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mos lejuar krijimin e këtij kompeticioni.'
Më tej Ceferin falendëroi klubet që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e Superligës europiane, por edhe drejtuesit e disa shteteve që janë kundër.
"Unë do të doja të falënderoja ligat, klubet, me përjashtim të atyre 12-ve. Do doja të falënderoja Boris Johnson dhe presidentin francez Macron që respektojnë vlerat evropiane.”
Ceferin gjithashtu ka sulmuar ashpër presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, i cili është edhe kreu i ECA-s., shoqatës që ka krijuar Superligën Europiane.
“Unë kurrë nuk kam parë një person si ai që gënjen pa pushim. Është me të vërtetë e pabueshme. Unë fola me të të shtunën pasdite dhe më tha se ishin thjesht thashetheme dhe se nuk kishte asgjë të vërtetë. Agnelli më tha se do më telefononte përsëri, por më pas e fiku telefonin. Padyshim lakmia është aq e fortë sa që mposht të gjitha vlerat njerëzore,"-përfundoi Ceferin.