Mjeti i sekuestruar

Do dërgohej në Shqipëri, sekuestrohet në kufirin gjerman mjeti luksoz! Makina ishte vjedhur në Angli

8 Nëntor 2022, 17:41| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 17:46

  • Share

GJERMANI- Tre mjete luksoze të vjedhura nga markat Porsche, Range Rover dhe Mercedes, vlera totale e të cilave është 140.000 euro janë bllokuar nga autoritete gjermane në një pikë kufitare, në Walserberg.

Njëra prej tyre, makina tip “Range Rover”, e cila ishte vjedhur në Britaninë e Madhe kishte destinacion final Shqipërinë. Makina ishte regjistruar në Angli  më 17 tetor. Shoferi 49-vjeçar, i cili është britanik, tha se e kishte marrë hua automjetin nga një mik dhe ishte nisur për në Shqipëri. Kur automjeti u kontrollua, u konstatuan manipulime të numrit të shasisë që ishte futur.

Megjithatë, "identiteti i vërtetë" i automjetit u përcaktua më në fund nga hetuesit e mjeteve motorike të trajnuar posaçërisht. Një pyetje në sistemet ndërkombëtare të kërkimit zbuloi një vjedhje nga Britania e Madhe në korrik 2022, për këtë arsye shoferi u arrestua përkohësisht, ndër të tjera, për falsifikim dokumentesh. Pas përfundimit të masave policore ai ka mundur të vazhdojë rrugëtimin, ndërsa mjeti luksoz është sekuesturar.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?