Të premtën e 10 korrikut Gianni De Biasi nënshkroi marrëveshjen që e bën atë trajnerin e ri të kombëtares së Azerbajxhanit. Së fundmi për këtë lajm ka shkruar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka ndarë një foto të tij me trajnerin italian.
Meta thotë që u gëzua shumë kur dëgjoi se De Biasi do të jetë trajneri i ri i Azerbajxhanit, sepse nuk e harron kurrë atë që ka bërë për Shqipërinë, duke e kualifikuar në Euro 2016.
"Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të Kombëtares së tyre Gianni De Biasi.
U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese.
Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur!"-shprehet Ilir Meta.
le te shpresojme qe mos te futesh duart dhe te tapi o ilir koke oktagoni hajduti numero une i shqiptareve. te fala nga diaspora usa
Përgjigju