Politikë

‘Do e marrësh më qafë siç more Lulin’, Lapaj reagon për video-animen e Ramës: Të pres në debat kur të duash

30 Mars, 18:22| Përditesimi: 30 Mars, 18:34

  • Share

1742142395_aa.JPG

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ndaj videos satirike të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj e ka cilësuar këtë veprim si bullizim, duke e konsideruar si shenjë frike nga një politikan i ri që nuk pranon pazare.

Reagimi i Lapajt:

“Në një ditë feste, që duhet të ishte moment gëzimi dhe reflektimi, kryeministri zgjedh të postojë një video ku më bullizon dhe më krahason me një nga bashkëudhëtarët e tij politikë, me të cilin ndryshuan Kushtetutën në 2008 dhe penguan hapjen e listave vitin e kaluar.

Çfarë e shqetëson një kryeministër me 28 vite në politikë dhe me një administratë prej mijëra makinash e zyrtarësh që përdoren për propagandë? A është frika nga një i ri që nuk i nënshtrohet pazarit dhe kërkon zgjedhje të parakohshme?

Zoti Rama, ejani në debat! Të pres kur dhe ku të duash.”


Lajmi kryesor:

‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?