Trajneri i Kombëtares, Reja.

'Do garojmë me Çekinë', Edi Reja pas shortit të Euro 24: Rinovimi? Pyesni presidentin

9 Tetor 2022, 13:42| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 14:30

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit mësoi kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024. Kuqezinjtë  u shortuan në grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.Nga Frankfurti ka folur për Supersport edhe Edy Reja, trajneri që ka kontratë me Shqipërinë deri në nëntor të këtij viti. Italiani ka thënë se do garojmë me Çekinë për vendin e dytë, teksa për rinovimin e ka kaluar 'topin' te presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet e ndeshjeve të fundit.

Kontrata? Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me presidentin. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të flasim për të ardhmen”, deklaroi Reja.

Grupi E - Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?