Sokol Sanxhaktari (në mes) dhe dy nga të dënuarit, Elvis Koçi (i pari) dhe Ilirian Feci

Kronikë

Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit më 2020, GJKKO dënon me 27 vite burg 3 persona! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)

20 Dhjetor 2024, 13:40| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 18:13

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme dënoi sot (20 Dhjetor) me 27 vite burgim në total, Elvis Koçin, Ilirjan Feçin dhe Agim Gjinin pjesë e dosjes “Plumbi i Arte” të shpallur fajtor për grabitje dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Të dënuarit Ilirian Feçi, Elvis Koçi dhe Agim Gjini, të cilët u shpallën fajtor për 'vjedhje me dhunë' e 'sigurim kushtesh për të kryer vrasje', mes të cilave atë të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Ngjarjet kishin ndodhur më 2011, 2013 dhe 2020 në Elbasan, Kavajë dhe Vorë.

Treshja u gjykua me procedurë të shkurtuar, dhe do të përfitojë zbritjen me 1/3 e dënimit. Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, teksa u dënuan përkatësisht:

Elvis Koçi, me 7 vite burg, për “sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, në periudhën 25-30 Korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, e kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ilirian Feçi, me 10 vite burg, për “vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Agim Gjini, me 10 vite burg, për “vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Astrit Ademi, e kryer në datën 31 Maj 2013, në fshatin Marikaj Bashkia Vorë, në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. 

Më 4 Tetor 2022, SPAK njoftoi se zbuloi përfshirjen e Ilirian Feçit edhe në një tjetër ngjarje që hetohet mëvetësisht, në grupin që do vriste Aleksander Lahon në Shijak, i njohur edhe si "Rrumi", me motive hakmarrjeje dhe luftë mes bandash kriminale, si kundërshtar i Kasandër Nogës. Shumat që paguheshin shkonin deri në 150 mijë euro.

Pretenca u dha më 5 Nëntor. Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixha etj.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda.

Të dënuarit nga GJKKO
Ilirian Feçi dënohet me 10 vite burg
Elvis Koçi dënohet me 7 vite burg
Agim Gjini dënohet me10 vite burg

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?