'Do hy në ankand', ish-presidenti i Vllaznisë Valter Fusha: Bashkëpunoj me këdo që s'e përdor klubin për politikë (VIDEO)

30 Nëntor 2020, 12:46| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 13:41

  • Share

“Sot jam këtu para jush për të daklaruar interesin tim dhe të firmave që unë përfaqësoj për të marrë pjesë në ankandin e Vllaznisë kurdo që të zhvillohet,”-shprehet Fusha.

Ish-presidenti i Vllaznisë Valter Fusha i ka dhënë fund sot pikëpyetjeve lidhur me spekulimet nëse ai do të merrte pjesë apo jo në ankandin për shitjen e klubit të Vllaznisë. Ky vendim vjen pak ditë pas këshilli bashkiak miratoi procedurat e privatizimit për klubin, që do të shitet jo më pak se 509 milionë lekë të vjetra. Mirëpo Vllaznia ka edhe një borxh prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa i pyetur nëse është i informuar për këtë pjesë apo jo Fusha përgjigjet:

“Mendoj se kjo është diçka që duhet t’ia lejmë kohës, për arsye se mesa jam unë i informuar qeveria mendon që të gjitha borxhet dhe gjobat e Vllaznisë të falen, por pjesa tjetër jo. Pastaj për pjesën tjetër mendoj se është bashkia ajo që duhet ti japë drejtim.”

Më tej Fusha deklaron se është i gatshëm të bashkpunojë më këdo që kërkon të blejë Vllazninë, por ka vetëm një kusht.

“Unë jam i gatshëm të bashkpunoj më këdo që nuk e përdor klubin për politikë.”

Ish-presidenti i druhet faktit që procedurat për ankand janë të përshpejtuara nga bashkia, duke thënë se privatizimi i klubit mund të përdoret për politikë.

Përveç Valter Fushës për Report Tv më herët sponsori aktual i klubit Alban Xhaferri ka pranuar se gjithashtu do të marrë pjesë në ankandin për privatizimin e Vllazninë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkoderlocja: 30/11/2020 15:19

    Po me bahet qefi qe VLLAZNIA te blehet nga nje KATOLIK..... sepse “TURKU” SABAH BIZI ka “DJEGUR” edhe ka eliminuar shume e shume talenta futbolli vetem sepse kane qene KATOLIK.

    Përgjigju
    • olti: 30/11/2020 23:25

      leni mor kto katolik e muslyman ,shkodra ka memijra shekuj qe jeton njeri tjetrin ne vllazni po shyqyr qe e la kjodhamshkymja e bashkise qe sja ka idene kalidhet gomari

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?