Do i bashkohet Berishës në protestën e 6 dhjetorit? Kapllanaj: Nuk dua të bëhem pjesë e turpit! Të caktojnë datë tjetër

25 Nëntor 2022, 13:53| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 15:00

  • Share

 

Agron Kapllanaj, i cili do të garojë nën siglën e PD për Bashkinë Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor. Në një intervistë për Report Tv, Kapllanaj u shpreh se nuk do të bëhet pjesë e turpit në një ditë që e cilëson ngjarje historike pasi në Tiranë do të mblidhen liderët europianë për samitin BE-Ballkani Perëndimor. 

“Nuk kam munguar në asnjë protestë. Ndoshta një pjesë e atyre që bredhin pas Berishës tani ndoshta s’kanë qenë më parë, por do të jem sa herë të duhet në protesta. Nuk do të jem në 6 dhjetor sepse nuk dua të bëhem pjesë e turpit. Ne presim në vend Samitin. Ndodh për herë të parë, është ngjarje historike. Nuk dua ta nxij faqen time dhe të protestoj, le të ketë një datë tjetër”, tha Kapllanaj.

Nga konferenca për mediat, Berisha tha se në orën 12:00 më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale. 


Lajmi kryesor:

Berisha e akuzoi se është i blerë me pallate nga Rama, Kapllanaj: Flet për kompleksin e dhëndrit të tij! S’i beson as vetë ato që thotë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?