Ivi Kaso sekretar për Çështjet Zgjedhore të Rithemelimit, ka folur për emisionin “Frontline” në Report Tv mbi pyetjen nëse Berishës do i lejohen mjetet e komunikimit nëse SPAK do ta lërë në arrest shtëpie tha se e kundërta e kësaj do të ishte anti-kushtetuese.
Sipas Kasos, një privim nga mjetet e komunikimit do të shkaktonte kushtëzimin e të drejtave politike që janë të përcaktuara në kushtetutë. Ndërsa sa i takon mundësisë që Berisha të humbasë mandatin e deputetit nëse mungon për 6 muaj, Kaso tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Në rast se një masë e tillë do merrej, ligjërisht nuk ka asnjë lloj pengfese për përdorimin e këtyre mjeteve pasi një privim i tillë do t’i kushtëzonte të drejta politike që janë të përcaktuara nga kushtetuta. Berisha ende sot që flasim nuk është i akuzuar për asgjë, është një person nën hetim. Berisha e mban mandatin e deputetit deri në një periudhë kur nuk paraqitet në Kuvend për 6 muaj. Por është tepër herët për të folur për këtë gjë, do ishte ëndërr e bukur e mazhorancës. Nuk ka asnjë shans të ndodhë kjo gjë”- tha Kaso.
Gjithashtu edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia tha se një gjë e tillë nuk ndodh sepse përcaktohet në rregulloren e Kuvendit që në një situatë të tillë, deputetit nuk i skadon mandati edhe nëse nuk paraqitet në seancë për 6 muaj rresht.
Lajmi kryesor:
Protesta në të njëjtën ditë kur merret vendimi për imunitetin e Berishës, Qefalia: Bëhet ndaj SPAK dhe Këshillit të Mandateve! Spaho: Kundër regjimit!
B.V//ReportTv.al