Investimet në qytetin e Shkodrës nuk ndalen, për ta kthyer në kryeqendrën e veriut dhe në një atraksion turistik, por edhe për të ndihmuar në shmangien e përmbytjeve që ndodhin herë pas here, por edhe në lehtësimin e trafikut.
Në kantierin që ndodhet në hyrje të qytetit, nga Harku i Bërdicës dhe deri tek Ura e bahçallëkut, aktualisht po punohet me ritme për zgjerimin e rrugës dhe jo vetëm.
Paralelisht është duke u kryer edhe ndërtimi i këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, aq e nevojshme për lidhjen me pjesën tjetër të vendit për shkak të gjendjes së urës së vjetër.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot edhe pamjet nga ky kantier, duke e cilësuar “një investim të rëndësishëm infrastrukturor të qeverisë”.
“Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shkruan Rama në rrjetin Facebook.
Komente
