‘Do çoj rrobat te kushërira’, ishte zhdukur pa lënë gjurmë, 14-vjeçarja nga Fieri gjendet në një hotel në Tiranë

24 Qershor 2023, 11:56| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 00:23

  • Share

FIER- Një e mitur me iniciale J.M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër, është gjetur pasditen e sotme në Tiranë disa orë pasi prindërit e saj kërkuan ndihmë për ta gjetur pasi që prej 22 qershorit ishte zhdukur pa lënë gjurmë. 

Policia bën me dije se e mitura 14 vjeçare është gjetur në një hotel në Tiranë ndërsa gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë. Për herë të fundit ajo u pa në terminalin e Fierit nga ku u nis drejt Tiranës. Prindërit e saj të shqetësuar pasi vajza që prej ditës së djeshme kishte mbyllur telefonin, kanë kërkuar ndihmë për ta gjetur. 

Nëna e të miturës tha se ditën që u largua e bija nuk ka qenë në shtëpi.

“Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë; do iki t’i çoj rrobat kushërirës”, tha ajo.

E ëma e 14-vjeçares tha se nuk kishte asnjë informacion se me kë është larguar e bija, pasi kjo e fundit nuk i kishte tregonte asgjë.

“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, u kishte thënë: Do iki t’i çoj rrobat kushërirës.

Pas denoncimit të bërë, policia e Fierit u vu në kërkim të të miturës e cila u gjet sot në Tiranë. 

Ora 20:13
Prindërit në Fier e kërkonin që prej 2 ditësh, 14 vjeçarja gjendet në Tiranë

1687601720_fier.jpg

E mitura 14 vjeçare J.M e cila ishte zhdukur që prej ditës së djeshme në Fier është gjetur sot në një hotel në rrugën “Shemsi Haka” në Tiranë.

Policia bën me dije se 14 vjeçarja është në gjende të mirë shëndetësore.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?