Eurot e sekuestruara

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi

14 Gusht, 15:23| Përditesimi: 14 Gusht, 15:26

  • Share

Një 43-vjeçar ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Kakavijës me një zarf plot me euro.

Bëhet fjalë për një shumë prej 29 850 euro të padeklaruara.

"Në Pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit E. S., ku u gjetën 29 850 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove" thuhet në njoftimin e policisë. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?