Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Florian Binaj me gruan e tij

VIP & Spektakël

“Do isha lidhur me Bora Zemanin”, Florian Binaj tregon se me kë do ta zëvendësonte gruan

18 Nëntor 2018, 17:01| Përditesimi: 18 Nëntor 2018, 17:17

  • Share

Florian Binaj është një nga personat më të dashur të showbizit shqiptar, i cili ju ka bërë të qeshni për shumë kohë. Aktori i humorit ka folur shumë herë në lidhje me bashkëshorten e tij, por këtë herë ka treguar femrën që do të donte të kishte pasur në krahë po të mos ishte njohur me Sadinën në Lice.

Në emisionin “Shiko kush luan”, Flori duhej të zgjidhte mes disa femrave të ekranit se me cilën do të lidhej. Si fillim u mundua të shmangej pasi tha se të gjitha femrat shqiptare janë të bukura por më pas foli hapur: “Nëse nuk do kisha njohur Sadinën në Lice, do isha lidhur me Bora Zemanin."

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?