Granatat e gjetura në banesën e 36-vjeçarit

Kronikë

'Do iu hedh në erë'/ Kërcënonte gruan dhe familjarët e saj, policia i gjen në banesë 'arsenal' ushtarak

27 Korrik 2019, 10:44| Përditesimi: 27 Korrik 2019, 10:48

  • Share

ELBASAN- Një 36-vjeçar  me iniciale F.M. ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten dhe familjarët e saj duke thënë se do t'i vriste me granata.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 27 granatave difensive dhe ofensive të cilat 36-vjeçari i mbante të fshehura në banesën e tij.

Policia njofton se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Dhuna në familje".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?