Kryeministri Rama foli edhe për rrjetin 5G duke thënë se Shqipëria është renditur në rrjetin e rrugëve të pastra sipas rregullave të BE-së duke u larguar nga rrjeti Kinez që mund të sjellë pasiguri për të ardhmen përmes abuzimit me të dhënat personale. Rama tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të SHBA pasi janë partner dhe alet strategjik.
"Dua ti rikthehem letrës dashamirëse që mora nga presidenti Trump dhe rikonfirmoja të që kam thënë në mënyrë të përsëritur që Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo vetëm konstruktiv në ruajtjen e paqes dhe dialogut, por edhe një dialog proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5 G, janë rrugë të pastra për fëmijët tanë dhe të ardhme. Ne nuk mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jetë shumë vonë, në këtë aspekt jemi të lumtur që nuk jemi vetëm dhe jemi në krahun e atyre që janë miqtë tanë më besnik dhe të besueshëm dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që t'i detyrojë që të jenë miqtë tanë, por shohin tek ne ata që ne shohim tek ata, partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Skavicës, Rama: Mirëpresim investimet e partnerëve, të kujdesshëm për paratë e vendeve jo mike! SHBA: Kina kërcënim malinj, Shqipëria model për rrjetin 5G
//ReportTv.al