Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektime në zonën e Krujës shoqëruar me nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, si dhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Ahmetaj tha se Bubqi, Thumana dhe Fushë Kruja do të jenë shembull i zhvillimit urban modern pas rindërtimit.
"Donatorët sot kanë përfunduar shkollën e parë në Krujë. 45 familje do jetojnë në 7 pallate që do të ndërtohen. Bubqi dhe Thumana kanë model i zhvillimit modern. Sot ka përfunduar shkolla e parë nga ana e donatorëve. Ka përfunduar shkolla e parë.
Fushë-Kruja Thumana Bubqi kanë për të qenë shembull i zhvillimit i zhvillimit urban modern, qoftë i njësive individuale qoftë i kombinimit me njësi kolektive", tha Ahmetaj.
Rama u shpreh se punimet po ecin mirë dhe se një shkollë e re u ndërtua nga themelet.
"Bubq, Krujë - Pas përfundimit të krejt infrastrukturës nis puna për ndërtimin e 75 shtëpive dhe 7 pallateve katërkatësh, ndërkohë që themelet e shkollës së re sapo kanë përfunduar e po hidhet pllaka e katit të parë. Punimet po ecin shumë mirë. Puna vijon intensivisht", thotë Rama.
Ore ndërtoni Qytete rreth Shesheve..,ku Shkolla e Pallati i kulturës,qendra shëndetësore me bibliotekën të jenë në qendër...Respektoni arkitekturën,dhe estetikën..
Përgjigju