Horoskopi

Do jeni gati për të provuar çdo emocion të ri...çfarë kanë rezervuar yjet për sot (VIDEO)

1 Tetor, 07:04| Përditesimi: 1 Tetor, 07:26

  • Share

Dashi

Saturni do ndikojë pozitivisht. Do reflektoni më shumë dhe do jeni më të çliruar për gjithçka. Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë. Do merreni vesh shumë mirë me atë që dashuroni dhe nuk do mërziteni për asnjë çast së bashku. Ju beqarët gjithashtu do keni një nga ditët tuaja më të lumtura

Demi

Do jeni karizmatikë dhe mjaft të vendosur. Do keni kontradikta të vazhdueshme me partnerin dhe nuk do arrini të bini dakord për asgjë. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për të provuar emocione të reja. Në punë do e keni të vështirë të dëgjoni ato që do ju thonë.

Binjakët

Nëse keni një lidhje dita e sotme do jetë mjaft e bukur. Do ndiheni gati për të provuar çdo emocion të ri me atë që dashuroni dhe nuk do ndiheni aspak të brengosur. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni. Në punë do e keni të vështirë ta ruani postin që keni.

Gaforrja

Do jeni shumë pasivë sot dhe do ju mungojë kreativiteti gjithë kohës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që do ndieni pa menduar për të nesërmen. Nëse jeni beqarë do keni shumë sukses në dashuri dhe do futeni në një tjetër etapë.

Luani

Hëna do jetë mbrojtësja juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë edhe shumë më të duruar nga më parë. Jeta juaj sentimentale do jetë shumë e këndshme. Do jeni të sigurt për atë që doni dhe do e arrini pa u sforcuar shumë. Nëse jeni beqarë do jeni sensuale dhe do realizoni një takim euforik.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë origjinaliteti. Nëse keni tashmë një lidhje nuk duhet të tentoni për aventura. Kënaquni me atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai iu do jashtë mase. Ju beqarët do jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Në punë yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni rrugën e duhur.

Peshorja

Të privilegjuar nga Venusi sot do jeni shumë interesantë në çdo fushë dhe askush nuk do mund t’ju refuzojë. Beqarëve do t’u rëndojë pafundësisht vetmia, megjithatë nuk do e bëjnë veten dhe do i marrin gjërat me optimizëm. Falë Jupiterit në punë nuk do keni probleme.

Akrepi

Nevoja juaj për të rënë në sy dhe për t’u vlerësuar do jetë e madhe sot. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Nëse keni një lidhje, sido që t’ju vijnë punët do i jepni prioritet absolut partnerit. Në planin profesional nuk do keni ndonjë arritje të madhe

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do i duroni dot kontradiktat dhe do mundoheni të bëni të pamundurën për të ruajtur një ambient sa më të ngrohtë. Jeta juaj në çift nuk do ketë probleme. Do jeni më të logjikshëm, më të duruar dhe gati për të provuar çdo emocion të ri.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do keni energji dhe vullnet për të bërë çdo gjë. Do ecni përpara me shpejtësi dhe shumë do ju adhurojnë. Ju beqarët do ndiheni goxha mirë pranë personave që do takoni dhe nuk do nguroni as të hidhni hapa. Në punë vërtet do e keni pak të vështirë të ndiqni disa rregulla të reja që janë vendosur, por kjo nuk do

Ujori

Hëna do ju bëjë të mos i duroni dot padrejtësitë dhe do kërkoni me çdo kusht drejtësi. Nëse keni një lidhje, pasioni do të rindizet në momentin më të papritur. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në punë do inatoseni në disa momente sepse disa kolegë padrejtësisht do vlerësohen më shumë se ju.

Peshqit

Vendosmëria do jetë e nevojshme për të arritur ambiciet që i keni vënë vetes. Herë pas here duhet të bëni edhe disa lëshime. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Ju beqarët edhe sot do jeni vetëm. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?