Aktivistja Edlira Çepani ka prekur sërish me postimin e saj për bashkëshortin e ndjerë, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta më 18 shtator të këtij viti.
Me anë të një video të publikuar në Instagram, Edlira thekson se bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të.
“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan Çepani në Instagram.