‘Do ketë çudira në futbollin shqiptar’, Sejdini për formulën e ‘final-four’: Fundi i meritokracisë!

12 Janar, 15:14| Përditesimi: 12 Janar, 17:10

  • Share

Superliga këtë të premte futet në fazën më interesante kur fillojnë të vendosen pikat mbi I, por formula e final four në fund të kampionatit mbetet shumë e disktuar. Zërave të shumë protagonistëve kundër formulës i është bashkuar edhe një emër i madh i futbollit shqiptar si Faruk Sejdini. Në intervistën për Report TV, ish-futbollisti dhe trajneri thotë se me formulën e re ka marrë fund meritokracia në futbollin shqiptar. Kjo formulë parashikon që pas 36 javëve kampionat 4 ekipet e vendeve të para do të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale dhe finale për të përcaktuar verdiktet e kampionatit.

“Kjo formulë më duket më irreale dhe utopike që unë kam dëgjuar gjatë gjithë karrierës time sportive. Përderisa kjo është një formulë që të heq meritokracinë, ose të gjithë djersën e 1 viti, që ta fshin me një të rënë të lapsit, mua më duket se ky s’është futboll. Me këtë formulë tani që fillon faza e tretë ose e katërt do shohim çudira në kampionatin tonë,”-u shpreh Faruk Sejdini, ish-trajner.

Si një ish-futbollist i cili të gjithë karrierën ia ka dedikuar Dinamos Faruk Sejdini u ndal edhe te ‘nëndetësja’. Ai thotë se gabimi i madh i drejtuesve ishte nisja e sezonit me një trajner italian i cili nuk e njihte realitetin shqiptar.

“Tan Mehmeti ishte trajner kur Dinamo erdhi në Superligë. E njihte situatën, lojtarët dhe më pas hap pas hapi do ndërtohej. Ata deshën (drejtuesit) pa kaluar filloren të shkonin në universitet. Në futboll nuk ndodhin këto kapërcime, etapa,”-tha Faruk Sejdini, ish-trajner.

Pas 18 javësh në Superligë Dinamo renditet në vendin e pestë me 22 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?