Ish kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena

Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO dënon me 3 vite burg avokatin Arben Lena

27 Qershor, 16:28| Përditesimi: 27 Qershor, 16:55

  • Share

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish kreun e dhomës së avokatiksë së Korçës, Arben Lena. Por me gjykim të shkurtuar, Lena është dënuar me dy vite burg.

Lena ishte i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhur me çështjen e një të arrestuari për akuzën e trafikimit të refugjatëve të cilin Lena e mbronte. Avokati ka mohuar akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Sipas Prokurorisë Speciale Arben Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh. Ndërkohë GJKKO ka dënuar edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, së bashku me Bledar Koziçin.

Nikolla Hafësllari është dënuar me 1 vit burg. Nikolla Jesku me gjykim të shkurtuar do të vuajë dënimin gjithashtu me 1 vit burg. Për Dajana Kodrën është pezulluar vendimi për ekzekutimi e dënimit me burg dhe do të vuajë dënimin me 2 vite shërbim prove.

Sakaq, Dritan Tabaku është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzën e moskallëzimit të krimit. Blerand Koziçi është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Artiana Koziçi me 1 vit shërbim prove.

Vendimet e GJKKO:

'2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar
përfundimisht të pandehurin Arben Lena me 2 (dy) vite burgim.
6. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar
përfundimisht të pandehurin Nikolla Hafësllari me 1 (një) vit burgim.
9. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar
përfundimisht të pandehurin Nikolla Jesku me 1 (një) vit burgim.
13. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të
pandehurën Dajana Kodra Ninga ne provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite
dhe 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale
si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka
vëndbanimin e saj.
17. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” dhe nenit 389 të K.Pr.Penale shuarjen e
masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e
caktuar ndaj të pandehurit Dritan Tabaku me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2023 të
Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar.
19. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar
përfundimisht të pandehurin Blerand Kozici me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj
burgim.
23. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurën Artiana Kozici ne provë për një
periudhë kohe prej 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të
mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e
Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e GJKKO.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhavit: 28/06/2024 15:15

    Irena Gjoka gjykatesja qe denon pa prova elakuzuar qe ka falsifikuar formularet gjyqesore. Erion Cela ose ndryshe i ashtuquajturi dru me pre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?