Arben Lena

Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO liron nga qelia avokatin Arben Lena

9 Maj, 12:13| Përditesimi: 9 Maj, 15:08

  • Share

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës, Arben Lena, i arrestuar për korrupsion. Lena do të qëndrojë në masën e ‘arrestit shtëpiak’, deri në përfundim të hetimeve.

Ai u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh.

Lena u arrestua më 27 janar, ndërsa akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhavit: 09/05/2024 18:17

    Ky eshte nje nder njerezit me te zote dhe nuk ka nevoje te premtoje per ndikime tek gjyqtari. Ia futen se fliste shume nepe intervista.

    Përgjigju
  • sapa: 09/05/2024 17:56

    Kap dhe lira,kjo eshte drejtesia ne vendin e Derrave shqiperi!

    Përgjigju
    • Xhavit: 11/05/2024 21:46

      Drejtesi do kete kur te kapin prokurore dhe gjykatesa dhe ti fusin ne burg dhe sekuestrojne pasurite. Drejesi do kete kur te futet Velija ne burg.Jo meren me 5 milione leke te kalbura.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?