Arben Spahiu dhe Arsen Prençi

Do kryenin atentat? Apeli konfirmon burg për kunatin dhe mikun e Erion Alibej! Arben Spahiu lihet në qeli pa afat, Preçi 60 ditë pas hekurave

27 Mars 2023, 12:19| Përditesimi: 27 Mars 2023, 13:06

  • Share

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi do të mbeten në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit sot e cila ka konfirmuar vendimmarrjen e gjykatës së Elbasanit Ato akuzohen se kanë marrë urdhër nga Erion Alibej për të vrarë 'Otin e Elbasanit', atentat që dështoi pasi u zbulua BMË X6 me 3 kallashnikovë brenda. Ndaj Arben Spahiut u vendos masa e sigurisë "burg pa afat", ndërsa për Arsen Preçin u vendos masa e sigurisë "burg me afat 2 muaj".

Teksa vijojnë hetimet për makinën BMË X6 që u gjet e mbushur me armë, një prej dyshimeve është për eliminimin e Otit të Elbasanit ndërsa një tjetër pistë lidhet me një inskenim të mundshëm të ngjarjes me synim fundosjen dhe arrestimin e Arben Spahiut dhe mikut të tij Arsen Preçi. Vetë 51-vjeçari Spahiu i tha grupit hetimor që dikush donte t’i bënte keq, pa përmendur persona të dyshuar.

Megjithatë, prokuroria e Elbasanit pret rezultatet e ekspertimit të armëve, mjeteve të gjetura brenda çantës marsup të hedhur në koshin e mbeturinave, e cila u gjet nga policia, mes tyre edhe çelësi i mjetit BMË X6, dhe vetë makinës, për të parë përputhshmërinë e shenjave të gishtave dhe materialeve të tjera biologjike me ato të Spahiut dhe Preçit. Arrestimi i të dyve u bë pas lidhjes së dokumenteve të falsifikuara greke me fytyrën e Spahiut dhe çelësit të makinës, por edhe afërsisë së vendit ku mbahej makina me banesën e Erjon Alibejt.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?