Momenti i arrestimit të Aldi Mustafës

Do kryente vrasje, Gjykata lë në burg Aldi Mustafën dhe bashkëpunëtorin e tij! U arrestuan me armë në Durrës

3 Tetor 2023, 16:53| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 17:00

  • Share

DURRËS- Aldi Mustafa, miku i ‘Rrumit të Shijakut’ dhe bashkëpunëtori i tij Klevis Kurdiu janë lënë në burg. Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën ‘arrest me burg’, ndërsa të dy u arrestuan teksa po planifikonin të kryenin një vrasje.

Mustafa nuk i është bindur policisë në momentin e arrestimit dhe kjo ka rënduar pozitat e tij gjatë vendimmarrjes në gjykatë. Nga burimet hetimore bëhet me dije se Aldi ishte duke përgatitur terrenin për të kryer një vrasje me armën që iu gjet gjatë kontrollit. Dyshohet se Aldo Mustafa ka qenë duke planifikuar një atentat për t’u hakmarrë lidhur me tritolin që i kishin vendosur në makinë në muajin prill. Para hetuesve, Aldi Mustafa nuk ka pranuar të japë deklarime.

Për arsye hetimore, ende nuk është dhënë asnjë e dhënë në lidhje me emrat e objektivave. Sa i takon atentatit ndaj Mustafës më 3 prill 2023, ngjarja është ende e pazbardhur.

Arrestimi është realizuar të shtunën (30 shtator) në lagjen nr. 15 në Durrës.Në momentin që është konstatuar nga uniformat blu, Mustafa ka tentuar të largohet me shpejtësi, por nuk ka mundur dot pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë. Ndërkohë në mjet iu gjet një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.

Kush është Aldi Mustafa?
Aldi Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të theksuar kriminal. Në 3 prill të këtij viti, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e Aldi Mustafës. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Shqiptarja.com siguroi edhe videon e shpërthimit të mjetit. Aldi Mustafa, 37-vjeçar, njihet si një person me precedentë penal. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit. Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?