Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar pasi do të lironte nga burgi Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje. Ai është ekstraduar nga Italia i dënuar me 25 vite për vrasjen e Romeo Beqirin. Mes të arrestuarve është edhe vëllai i Petanit, Bledar të cilët dyshohet se kanë paguar gjyqtaren për ta liruar.
Lajmi kryesor:
Do lironte një tjetër të dënuar për vrasje për 12 mijë euro, gjyqtares Enkelejda Hoxha i vihen prangat në sallën e gjyqit! SPAK bastis Gjykatën e Krujës! Zbardhet SKEMA (EMRAT)
B.K.//ReportTv.al