Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në SHBA pas dyshimeve se ai i ishte bahskuar ISIS-it, dhe kishte planifikuar për të bërë sulme terroriste, si kundërpërgjigje ndaj sulmit kundër myslimanëve në Zelandën e Re, ku u vranë 50 persona.
Fabjan Alameti sipas gjykatës, duhet të qëndrojë në burg derisa hetimet të përfundojnë. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin.
Autoritetet e mbanin në mënyrë konstantenë vëzhgim të riun shqiptar pasi kanë vënë re komentet e tij në mbështetje të ISIS nëpër rrjetet sociale. Në muajin janar, Alameti kishte biseduar me një person, që në fakt ishte informator i FBI-së. Ai i kishte treguar për dëshirën për të luftuar me ISIS në Siri e Irak si dhe për të bërë një sulm kundër SHBA-ve në ndonjë prej objekteve të saj ushtarake, qendrave qeveritare apo edhe atyre të homoseksualëve apo hebrenjve.
21-vjeçari i kishte kërkuar atij që t’i dërgonte videon e sulmit terrorist në dy xhami të Zelandës së Re duke thënë se do të sulmonte njerëz të rastësishëm për të marrë hak për gjakun e të vrarëve.
"Unë do të sulmoj njerëz të rastësishëm për t'u hakmarrë," i tha Alameti informatorit.
Të mërkurën ai u shfaq në dyqanin e armëve dhe bënte qitje me pushkën M1A të cilën e kishte marrë me qira për 35 Dollarë.
Alameti i tha informatorit, se ai lëvizi nga shtëpia e tij në Bronx muajin e kaluar, për shkak se ai e urrente jetën që bënte në New York. Ai lëvizi në Montana, atje ku ishte më e lehtë për të blerë një armë.
Sipas akuzës zyrtare, 21-vjeçari u arrestua sepse është e paligjshme të posedosh armë kur je nën efektin e drogës, si dhe për akuzën e deklaratave të rreme kur para hetuesve mohoi gjithçka që kishte thënë për t’iu bashkuar ISIS dhe sulmet në tokë amerikane.
Në dëshminë e rremë ai tha se nuk do të bënte asnjë sulm pasi SHBA i kishte dhënë shtetësinë.
Ky paska fizionomi tironsi puro
PërgjigjuKy katunari me kte form koke meriton karriken elektrike
PërgjigjuKy t ha m.....in!
PërgjigjuSa popull rrot k*ri jemi??!!
PërgjigjuTe jete grek valle se ketu te gazeta shqiptare kam lexuar qe greket jane terroriste? Jani ose Jorgo e ka emrin valle? Te fala Shpetim Idrizit!
PërgjigjuPse Egzistojn Greket? Ata te sotmit Jane Aziatik i Kane Sjelle Osmanet nga Anadolli.
Neandërtal
Përgjigju