Gjykata Kushtetuese

Do mbahej nesër, Gjykata Kushtetuese shtyn më 1 shkurt seancën për shkarkimin e Metës! Shkak infektimi me COVID i relatorit të çështjes

17 Janar 2022, 12:41| Përditesimi: 17 Janar 2022, 13:23

  • Share

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e nesërme, është shtyrë. Me një njoftim për mediat, Gjykata Kushtetuese bën me dije se është caktuar data 1 shkurt për zhvillimin e kësaj seance dhe se shkak për shtyrjen është bërë infektimi me COVID i relatorit të çështjes, Përparim Kalos.

"Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19", njofton Gjykata Kushtetuese.

Më 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë votoi në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit.

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të "çliruar Presidencën nga një pengmarrje". Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta.

Komento

Komente

  • Covidi: 17/01/2022 19:12

    Mos i shtoni ditet, por ja shkurtoni ketij te marri nga cepani,qe ka mpleksur injoranten e fshatit me ligesine= i padenje per te qene ne krye te ketij shteti, te popullit me te lashte te Europes, na ka kthyer keto 30 vjet ne shtet me keq se ata te trafikanteve te droges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?