Asambleja zgjedhore e boksit vite më parë

Do mbaheshin të dielën, dështojnë zgjedhjet për kreun e boksit! Një shoqatë padit federatën për shkelje (Dokumenti)

4 Tetor, 16:35| Përditesimi: 4 Tetor, 16:40

  • Share

Këtë fundjavë, konkretisht më 6 tetor, ishin parashikuar të mbahen zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Boksit, por diçka e tillë nuk do ndodhë. Kjo pasi një prej shoqatave pjestare, Rozafa Boks, ka paditur në gjykatë asamblenë parazgjedhore pasi janë përjashtuar rreth 9-10 shoqata të tjera.

Razafa Boks pretendon se presidenti aktual, Florend kalivopulli, i cili kërkon të marrë një tjetër mandat, ka përjashtuar shoqatat që të ketë numrat e nevojshmë për t’u rizgjedhur. Për këtë gjykata e Tiranës ka urdhëruar pezullimin e asamblesë zgjedhore.

Përveç Florend Kalivopullit në këto zgjedhje kandidon për president edhe Elidor Bushati, ndërsa deri në një vendim të dytë nuk dihet ende sesi do procedohet.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/10/2024 02:54

    Kalivopulli pa Duken e FSHF e kerkon te behet sulltan i FSHB dhe ai!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?