Rihanna

'Do më vrisnin nëse do prisnin kaq gjatë për një ninullë, Rihanna tregon për muzikën e re dhe si po e shijon shtatzëninë

12 Shkurt 2022, 20:42| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 20:45

  • Share

Rihanna, edhe pse shtatzënë, duket rrëzëlluese në tapetin e kuq. Këngëtarja 33-vjeçare mori pjesë në eventin e saj të parë publik të premten mbrëma që kur zbuloi se ajo dhe i dashuri i saj A$AP Rocky, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Teksa po ecte në tapetin e kuq, ajo foli për ET se çfarë po i pëlqen më shumë në këtë fazë të jetës së saj.

“Po mundohem ta shijoj sa më shumë që të mundem. Dhe moda është një nga gjërat e mia të preferuara, kështu që, e dini, ne po sfidojmë çka do të thotë të jesh shtatzënë dhe nënë. I gjithë ky është një udhëtim emocionues deri tani. Unë thjesht po e marr ashtu siç vjen. Gjithmonë ka diçka të re dhe po e shijoj”, u shpreh Rihanna.

Rihanna gjithashtu u shpreh se edhe muzika e re nuk ka për të munguar nga ajo.

“Po, ju ende do të merrni muzikë nga unë,” tha ajo.

Por thjesht mos prisni asnjë ninull tani që ajo është nënë e ardhshme.

“Fansat e mi do të më vrisnin nëse do të prisnin kaq gjatë për një ninullë”.-tha ajo.

Ndërsa A$AP Rocky, gjatë një interviste për ET tha se: “Gjithçka është e re për mua. Pra, jam i emocionuar”, tha reperi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?