Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme ku do t'i komunikohet akuza për aferën Partizani. Në dalje të banesës, pas rreth 8 muajsh, Berisha dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat.
Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh? Ndiehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.
Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK? Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.
Ish kryeministri ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, dhe ka qëndruar pa dalë nga shtëpia për 255 ditë.
Lajmi kryesor:
Afera 'Partizani'/ SPAK merr të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim! Ish-kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar
SI.E./S.G/ReportTv.al